
Në kuadër të zbatimit të projektit SMART TRAVEL ON CULTURAL RUTES (SMART TOUR), në datën 03.02.2022 në qytetin e Beratit u zhvillua Dita e Informimit Publik (Info Day). Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i projektit dhe përfshirja e palëve të interesuara për të diskutuar mbi objektin kulturor apo natyror që do të pilotohet për zbatimin e projektit (kthimi i objektit në Realitet Virtual). Në takim morën pjesë mbi 20 pjesëmarrës, të cilët përfaqësonin grupe të ndryshme të synuara si operatorë turistikë, agjenci turistike, artizanë, guida turistike lokale, shoqëri civile, studentë etj. Në fund të takimit u propozua që të zgjidhej Muzeu Etnografik. si objekt i Kategorisë së Parë të Monumenteve të Kulturës, që mbart vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Në fund të aktivitetit, grupi i punës organizoi një vizitë në Muzeun Etnografik, ku u takua me drejtorin e institucionit, z. Agron Polivani, për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të projektit.
