
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike - AIPA në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës,
zhvilloi, ditën e premte, datë 3 qershor 2022, Forumin mbi Edukimin e Qytetarisë Digjitale: “Të
mbështesim qytetarët e rinj digjitalë”. Ky forum u organizua në kuadër të projektit "Forcimi i
edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri", i cili zbatohet nga Këshilli i Evropës (KiE) dhe
financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Në këtë kuadër, aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Shefes së Zyrës së Këshillit të
Evropës, znj. Jutta GÜTZKOW, si dhe u pasua nga diskutime mes profesionistësh, përfaqësues të
institucioneve shtetërore, drejtues dhe nxënës të 4 shkollave të mesmë në Tiranë, përmes dy
paneleve kryesore.
Respektivisht Paneli nr. 1 ishte i përbërë nga:
