Forumi GAL kishte të ftuarën e muajit Maj ministren e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale zj Ogerta Manastriliu. Bashkëbisedimi u zhvillua në formën e një debati publik ku student e pedagogë bënë pyetjet e komentet e tyre në lidhje me sistemin shëndetësor. Zj Manastriliu me thjeshtësinë dhe përgjegjshmërinë që e karakterizon iu përgjigj pyetjeve duke shpalosur njëherazi dhe strategjinë qeverisëse për vitet e ardhshme në një ndër sektorët më të rëndësishëm për vendin; shëndetësinë e përkujdesjen sociale