Klubi Books&Tech dhe Bibiloteka e UniBa-s në bashkëpunim me Departamentin e Sporteve dhe të Shkencave Politike, me mbështetjen e klubeve studentore, zhvilluan promovimin e librit “Heroi i Shtangës”, me autor Shpëtim Cami, kushtuar ish-kampionit të peshëngritjes shqiptare Aleksandër Kondo, me rastin e 35 vjetorit të vdekjes së tij. Pjesë e panelit të diskutimit, të moderuar nga Dr. Olta Murataj, profesor Artan Shytaj dhe Viron Bezhani, të cilët, krahas vlersimeve mbi librin në fjalë, ndanë kujtime dhe momente specifike të jetuara me Kondon. Diskutimi nuk mbeti vetëm tek panelistët, por kaloi dhe tek studentët dhe stafi akademik pjesmarrës.
Debati midis vlerave të një sportisti ish-kampion kombëtar dhe europian, jetës personale dhe dramës familjare, persekutimi politik dhe rivlerësimi, ishin në fokusin e të gjithë folësve në këtë aktivitet duke shërbyer si një rast studimor për studentët e departamentit të Sporteve, por jo vetëm.