Zyra e Karrierës në bashkëpunim me Klubin e Karrierës organizoi, datë 19.05.2022 Panairin e Punës në Universitetin Barleti.
Të gjithë Barletasit dhe Alumni/ae Barletas që ishin prezentë në panair u njohën me shumë mundësi internshipi, trajnimi dhe punësimi direkt nga kompanitë më në zë të tregut shqiptar dhe të huaj.
Me prezencën e kompanive të mirënjohura si: Deloitte, Sitel, Blue Filters , Abi Bank, Credins Bank, Easy Pay, Balkan Sport, Selecta, Joma Albania, Bio Check, Lab Check, Sigal, On Top, Junior Achievement dhe kompani të tjera që ofruan drejtpërdrejt mundësi punësimi dhe praktikash studentore për Barletasit dhe të diplomuarit tanë.
Për të gjithë të interesuarit që nuk mund të ishin pjesë në panair, Universiteti Barleti lidhi 10 marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë për praktika pune dhe punësim të studentëve dhe Alumni/ae Barletas.
Për cdo interesim për punë, mund të kontaktoni me [email protected] (Përgjegjëse e Zyrës së Karrierës, MSc. Grejsa Dushku) dhe/ose [email protected] MSc. Diantina Zuna.