Më datat 28 dhe 29 prill, Universiteti Barleti hapi dyert për Parlamentin Europian të të Rinjve. Projekti aktual i organizuar në mjediset tona ishte Tirana2022, sesioni i 14-të Kombëtar i EYP Albania. Përgjatë këtij aktiviteti rreth 100 të rinj, shqiptarë dhe të huaj patën mundesinë të diskutonin për disa nga problemet aktuale që shqetësojnë Europen dhe rininë sot. Të ndarë sipas komiteteve përkatëse, ata patën si synim kapërcimin e barrierave kulturore, gjetjen e zgjidhjeve të problemeve si transporti, mjekësia, drejtësia, per të rrënjosur vlerat europiane tek të rinjtë shqiptarë dhe për të shërbyer si një urë lidhëse drejt integrimit europian.
Zyra Alumni dhe Karriera si edhe Zyra e Pranimit dhe Rekrutimit UniBa, këshilluan dhe orjentuan të rinjtë rreth tregut të punës dhe një karriere të suksesshme.
Universiteti Barleti gjithmonë bashkëpunues!