Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, Klubi i Sportit dhe Rekreacionit në
bashkëpunim me Drejtorinë e Promovimit dhe Zhvillimit të Industrisë së Turizmit dhe Zipline
Albania zhvilluan aktivitetin:
"Eko Turizëm me Zipline Albania dhe aktivitet në natyrën e Petrelës"
Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi i Eko Turizmit në rrethinat e Tiranës, shfrytëzimi i
burimeve natyrore si dhe pastrimi i zonës duke synuar ndërgjegjësimin për një turizëm në mjedis
të pastër.
Aktiviteti filloi me aksionin e pastrimit të territorit pranë nje zone në natyrë te lumit Erzen, më
pas eksperienca e Zipline Albania, si atraksioni me i ri në Eco Turizëm.
Në fund u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit në fluturimin me Zipline.
Studentët shijuan xhiro me varkë kajak në lumin Erzen. Për të apasionuarit u organizuan
udhëtime në zonën përreth me mountain bike.