Departamenti i "Edukimit Fizik dhe Sporte" në bashkëpunim me Qeverinë Studentore dhe Klubin e Sporteve zhvilluan Kampionatin e Volejbollit midis Fakulteteve të Universitetit Barleti nën kujdesin e trajnerit të Barleti Volley Dr. Artan Pogoni.
Fitues për kategorinë e femrave u shpall Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë dhe kategorinë e djemve Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative.
Ndeshjet u shoqëruan me entuziazëm, bashkëpunim, mbështetje të studentëve nga të gjitha programet e studimit.