Në vijim të takimeve periodike “Alumni Talking Business”, Klubi i Sipërmarrësit Barleti, Klubi i Karrierës në bashkëpunim me Zyrën “Alumni dhe Karriera”, zhvilluan një takim më datë 26.04.2022, ora 09.00 – 10.00 tek Etno Bar&Restaurant me Alumna sipërmarrëse MSc. Reina Mulita.
Znj. Mulita është themeluese e “Zonja Art” që është një dyqan luksoz që ofron produkte dekori shtëpie të frymëzuara nga natyra. Projektimi, proçeset dhe materialet e përdorura për krijimin e çdo produkti, monitorohen me kujdes nga specialistet më të mira në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Produktet e “Zonja Art” paraqesin pasionin e grave dhe vajzave Ballkanase, të cilat ndër gjenerata të ndryshme kanë arritur të rikrijojnë nga një fije të thjeshtë forma që gjenden në natyrë.
Znj. Mulita vjen në këtë takim për të ndarë me Barletasit e rinj sipërmarrës eksperiencën e saj, sfidat si një sipermarrëse e re, idetë novatore dhe shërbimet që sipërmarrja e saj ofron.
Duke pasur si mision motivimin tuaj,
Ju mirëpresim në takimet e rradhës