Zyra e “Alumni dhe Karrierës”, luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të sapo diplomuarve dhe të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t’u integruar shpejt në tregun e punës. Agjenda e kësaj zyre ka për qëllim rritjen e perspektivave të tyre të ardhshme dhe të mbështesë avancimin më tej të karrierës së re.
Nisur nga kjo, Zyra e Karrierës në bashkëpunim me Klubin e Karrierës zhvilloi një takim me kompaninë “Skills For Jobs”, më datë 27.04.2022 , ora 11.00 tek salla e Forum Theatre për këshillimin e karrierës dhe ofrimin e praktikave të punësimit për studentët Barletas.
Përgjegjësja e Zyrës së “Alumni dhe Karrierës” MSc. Grejsa Dushku, hapi takimin, më pas ekspertët e karrierës të “S4J” komunikuan me studentët për t’i shërbyer karrierës së tyre.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!