Motivuar nga Ceremonia e Diplomimit, Zyra “Alumni dhe Karriera” krijoi garën për
fotografinë më të bukur gjatë momenteve të fotografuara të të diplomuarëve në
ceremonitë e diplomimit të tyre.
Alumni Ambasador Xhoana Luli (përgjegjëse e organizimit), mbështetur nga Përgjegjësja e
Zyrës “Alumni dhe Karriera”, bëri përshkrimin e të gjitha fotove të dërguara dhe
studentëve Alumni/ae pjesëmarrës në konkurs.
Përzgjedhja e fotove më të bukura u bë nga pjesëmarrësit Alumni më datë 28.04.2022 , ora
16.00-18.00, tek salla e Forum Thatre, me votim të drejtpërdrejtë.
Fotografitë më të pëlqyera fituan Kartën Rinore Evropiane dhe të gjitha shërbimet dhe
zbritjet që Karta Rinore ofron për 1 vit të pandërprerë @kartarinore @qendrayouthact
Karta Rinore Evropiane do të tërhiqet tek Zyra Alumni dhe Karriera, Universiteti Barleti.
Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit, fotografitë që morën më shumë vota ishin:
Alumna Stesi Xhaferaj , Alumni Denis Ndoci, Alumni Marin Murataj , Alumni Armelinda
Kurti dhe Alumni Qendresa Sefgjini.
Ndër misionet kryesore të Zyrës “Alumni dhe Karriera” është ruajtja e lidhjeve të krijuara
gjatë viteve të studimit, rivendosja e lidhjeve të vjetra ose krijimi i lidhjeve të reja.
Pavarësisht nga profesioni që ata kanë zgjedhur apo synojnë të zgjedhin, studentët që
diplomohen mendojnë se duhet të kthehen në universitet e tyre, se duhet të bashkohen me
ish-shokët e auditorit , ish- profesorët dhe të ndajnë të gjithë së bashku eksperiencat dhe
përvojat e fituara.
Me këto aktivitete ne synojmë të kalojmë kohë sa më produktive dhe sociale së bashku në
ambjentet tona gjithëpërfshirëse.
Në shërbimin tuaj
Zyra “Alumni dhe Karriera”
#career
#alumni
#photography #bestuniversity #bestalumni #competition #graduation