Universiteti sipërmarrës Barleti realizoi në Kampusin e Ri Universitar në një atmosferë të këndshme e entuziaste, ceremonine e parë të diplomimit pas pandemisë.
Studentët u uruan dhe përshëndetën në këtë ditë të shënuar jo vetëm nga stafi akademik dhe prindërit, të afërmit e miqtë, por edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi, Ministria e Ekonomisë dhe Financave Znj. Delina Ibrahimaj si dhe partnerë të Barletit, përfaqësues të botës së biznesit, akademisë e shoqërisë civile.
Studentët e diplomuar të Shkencave Politike, Arkitekturës, Informatikës, Drejtësisë, dhe Psikologjisë hyjnë në tregun e punës me karrierat e zgjedhura me dije profesionale, dhe me aftësi e cilësi fleksibel e të reja për tregun e punës në ndryshim të vazhdueshëm.
Diplomat e Barletasve janë gurë kilometrikë të rëndesishëm të përfundimit të një faze të jetës dhe të fillimit të sfidave të reja si profesionistë, lider, influencer, aktivistë shoqërore e politikë etj.
Universiteti Barleti me kurrikulat e tij të ndërkombëtarizuara e ndërdisiplinore aftëson studentët për karriera si brenda dhe jashtë vendit vlerësuar maksimalisht nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare të licensimit dhe akreditimit duke merituar plotësisht titullin “Universiteti Sipërmarrës i Ekselencës”. Jo vetëm programet e studimit, por dhe stafi akademik me eksperienca kombëtare dhe ndërkombëtare, në ambientet, me auditore e laboratorët bashkëkohore, ofron dhe një jetë të pasur studentore.
Hapja e programeve të reja dhe e Fakultetit të Shkencave Mjekësore si dhe kampusi I ri modern, janë arritjet më fundit të këtij Universiteti. Ministria e Arsimit theksoi në fjalën e saj, arritjet e Universitetit Barleti në përgjigje të sfidave të kohës në lidhje me kurrikulat dhe programet bashkëkohore.
Ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Financës iu kujtoi studentëve që përshtatja ndaj ndryshimeve falë formimt dhe diplomës së fituar është tashmë pjesë e jetës dhe karrierës së tyre.
Ju urojmë suksese të mëtejshme Barletasve të diplomuar!