Barleti Volley kete jave do te zhvilloje ndeshjet te vlefshme per fazen 1/2 finale Play-off te Super Liges ne Volejboll per femra.
Traineri Pogoni shprehet - "Jemi ne fazen me te rendesishme te sezonit dhe ne po stervitemi rregullisht, me shume perkushtim dhe seriozitet. Kemi zhvilluar nje sezon te gjate, te veshtire ku kemi arritur deri tani me shume sakrifica te kualifikohemi per ne fazen finale te ketij kampionati.
Megjithese do ta konsideroja nje sezon te pafat per nje pjese te mire te vajzave per shkak te demtimeve te pazakonta brenda nje sezoni ku na jane larguar apo demtuar me shume se 5 lojtare une dhe stafi im jemi te kenaqur me paraqitjen e vajzave te reja te aktivizuara pothuajse gjate gjithe sezonit. Kemi arritur fitore te rendesishme ndaj kundershtareve me te forte se ne per nga perberja por edhe kemi humbur ndeshje te cilat nuk duhet ti kishim humbur gjate sezonit te rregullt por kjo eshte karakteristike e nje ekipi me perberje te re dhe me pak lojtare me eksperience brenda.
Permenda eksperiencen sepse natyrisht qe ne tilla ndeshje sic jane keto me Tiranen, (kundershtar qe eshte perforcuar shume ne merkaton e Janarit me 3 lojtare te huaja cilesore), eshte nje element thelbesor per te dale fitues.
Gjithsesi ne do te luftojnme fort, me te gjitha mundesite qe kemi, ku vajzat e reja te inspiruara edhe nga kapitenia e tyre Enkeleda Braho kam besim se do te bejne nje paraqitje dinjitoze dhe pse jo te synojme edhe kualifikimin.
Kalendari i aktiviteve
Dt. 14.04.2022 Tirana - Barleti salla "Feti Borova" ora 16.00
Dt. 17.04.2022 Barleti - Tirana salla "Feti Borova" ora 17.00