
KAMPIONATI I LOJRATVE TRADICIONALE - NË EDUKIMIN E TË RINJVE PËR TË NJOHUR DHE BRENDËSUAR VLERAT EUROPIANE.
Kjo veprimtari, e organizuar nga Shoqata ”Barleti” , ishte faza e tretë e veprimtarive në kuadër të projektit “ Promovojmë Vlerat Europiane nëpërmjet aktiviteteve Sportive “
Pas zhvillimit të këtij kampionati në rrethet : Shkodër, Lezhë, Laç, ky kampionat u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e shkollave të mesme, pranë ambienteve sportive të universitetit ”Barleti”.
Në një atmosferë festive, shumë mbresëlënëse, nxënësit pjesëmarrës demonstruan me anë të lojrave tradicionale, vlerat që lënda e edukimit fizik në shkolla synon midis të tjerave: ruajtja e traditës, kreativiteti, bashkëpunimi, gjallëria dhe entuziazmi për të bërë më të mirën jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje.
Duke marrë në konsideratë këto kritere që kontribojnë fuqishëm në njohjen dhe brendësimin e tyre me vlerat europiane, u renditën si fitues të këtij kampionati:
-Në vendin e 1 - rë: Gjimnazi “Qemal Stafa”
-Në vendin e 2 – të: Gjimnazi: “Ismail Qemali”
-Në vendin e 3 – të: Gjimnazi: “Petro Nini Luarasi”
Ajo që spikati në këtë kampionat ishte edhe bashkëpunimi i vetë stafit të shkollave përfaqësuese me njëri- tjetrin, gjë që na bën optimist se bashkëpunime të tjera, më ambicioze mund të vijojnë në vazhdimësi.
