
Në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizimin, Klubi i Psikologëve organizoi një takim për të ndarë dhe diskutuar informacionet e studimeve të fundit në lidhje me incidencën dhe shkaqet e autizmit.
Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e takimit ishte ndarja e përvojës së punës bazuar tek terapia ABA (Analiza e Aplikuar e Sjelljes), në mënyrë që studentët të njihnin në detaje teknikat që përdoren gjatë terapisë.
