
Forumi GAL (Qeversije dhe Ligj) organizoi takimin e përmuajshëm me personalitetet më të larta drejtuese në vend.
I ftuari special ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës z Erion Veliaj i cili zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, emocional e mjaft efektiv me studentët e Universitetit Barleti.
Mes të tjerave biseda u përqëndrua në disa momente:
- Nevoja për ta shndërruar çdo pengesë në një mundësi dhe qyteti i Tiranës këtë ka patur filozofi.
- Nevoja për mbështetje të njëri tjetrit, duke përqafuar pa mllef cdo gjë pozitive të dikujt apo diçkaje që i shërben shoqërisë.
- Nevojën për të mësuar sipërmarrjen e nevojën për tu marrë me politikë.
Studentët dëgjuan me shumë vëmëndje dhe bënë pyetjet e tyre rreth problematikave që i shqetësojnë.
