
Ditën e sotme, Departamenti i “Edukimit Fizik dhe Sporte” në bashkëpunim me Klubin e Sportit dhe Rekreacionit mirëpritën Z. Alessandro Pallini, CEO i Albania Padel Group.
Studentët treguan interes të lartë për prezantimin e projektit inovativ, mundësitë e ndryshme të promovimit të Padel si sport në Shqipëri dhe aktivizimi i tyre në këtë lloj sporti.
Mezi presim të nisim këtë rrugëtim së bashku!
