
Këtë javë seria e tretë e bootcampit Holly Factory bëri bashkë rreth 30 maturantë nga gjimnaze të ndryshme në Tiranë në një aktivitet dinamik që zgjati 8 orë.
Maturantët provuan vetën në sfida të ndryshme siç është “Sfida Marshmallow”, “Të gjenerosh një ide biznesi me 6 fjalë”, ku vlerësuan njëri tjetrin mbi prezantimet e bëra.
Një nga sesionet tipike tanimë të Bootcamp-eve është dhe biseda motivuese me prof.Rezartin, i cili ketë herë zgjodhi të fliste mbi rëndësinë e motivimit jo vetëm në sipërmarrje, por në çdo fushë tjetër.
Më pas maturantët punuan mbi idetë e tyre, ku në total u prezantuan 8 ide të cilat synonin të zgjidhnin probleme të ndryshme ku anëtarët e 3 ideve fituese u shpërblyen me bursa të plota dhe të pjesshme pranë universitetit Barleti.
