
Me rastin e Ditës së Verës, Qeveria Studentore UniBa në bashkëpunim me Klubin
e Artit dhe Kulturës organizuan aktivitet argëtues me studentët nga të gjitha
programet e studimit, duke vazhduar traditën e bukur të ditës së verës në UniBa.
Në këtë takim, përveçse u shijuan ëmbëlsirat tradicionale dhe u dhuruan verore
sipas traditës së kësaj feste, nuk munguan kërcimet dhe lojrat argëtuese.
E ku ka më bukur se të ndërthuret jeta akademike e studentëve në UniBa nëpërmjet
traditës, kulturës dhe dashamirësisë.
