
Ditën e enjte, datë 02.06.2022, Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit shpalli fituesit e Çmimit Zigmund Frojd, për maturantët ekselentë, me esenë më të spikatur në fushën e Psikologjisë. Çmimi i Parë ju akordua maturantes Ester Kole, me temën “Impakti i traumave”, Çmimi i Dytë, maturantes Rozalinda Bengasi, me temë “Integriteti dhe Dëshpërimi” dhe Çmimi i Tretë, maturantes Erisilda Rama, me temë “Divorci”. Universiteti Barleti akordoi bursa studimi për 3 maturantet fituese! UniBa praises excellence!
