
Klubi i Artit dhe Kulturës & Klubi i Medias në bashkëpunim me Rrjeti "Barazi në Vendimmarrje" dhe Era Film Production realizuan workshop-in në kuadër të nismës “Make it Visible” mbi “Lirinë e Medias”.
Studentët u njohën me serinë e parë të serialit “Katrori i Pushtetit” i cili nxiti shumë diskutime për mënyrën e realizimit, shfaqjes së problematikave dhe historisë së treguar në këtë serial.
Gjatë këtij workshop-i mori pjesë Edlira Çepani, koordinatore kombëtare e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje” dhe ishin të ftuar regjizori Robert Budina, gazetarët Fatjona Medini dhe Xhoi Malësia të cilët ndanë me studentët sfidat e rrugëtimit në realizimin e serialit.
“Katrori i pushtetit” është seriali më i ri që ka nisur në kinematë e kryeqytetit. Me regji të Robert Budinës një projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, trajton shoqërinë e cila ndodhet pikërisht në një katror pushtetesh ku përfshihet politika, bota e krimit dhe media.
