
Departamenti i "Edukimit Fizik dhe Sporte" në kuadër të praktikës së lëndës "Guidë Turistike për Turizmin Sportiv" & Klubi i Sportit dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federata Shqiptare e Sportit Universitar organizuan hiking në malin e Dajtit
Qëllimi i aktivitetit:
• Të vizitojmë malin e Dajti dhe pamjen e mrekullueshme të Tiranës.
• Të njohim nga afër 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore.
• Të promovojmë sa më shume bukuritë natyrore të vendin tonë.
• Promovimi i një jetë aktive te studentët dhe pedagogeve
• Të kemi një gjithpërfshirje neë aktivitetet fiziko-rekrative.
• Të promovojmë destinacionet turistike të vendit tonë.
• Krijimin e kushteve të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit sportive.
• Të japim shembullin tonë në shoqëri për një jetë me aktivitet fizik e rekreativ në rrjetet sociale dhe më gjerë.
Studentët sfiduan temperaturat e ulëta, në një ditë plot energji dhe aktivitete në natyrë si dhe një tryezë e ngrohtë ku nuk munguan argëtimi me kërcime e këngë.
