
Studentët e Klubit Books&Tech organizuan aktivitetin “Libri në Syrin e Mendjes: si i imagjinojnë gazetarët personazhet e tyre” me të ftuar gazetaren Luela Myftari. Eksperienca e gjatë e punës në fushën e gazetarisë së kulturës dhe përfshirja e znj. Myftari në projekte të ndryshme kulturore dhe artistike nxiti dëshirën e studentëve që ta ftonin për të ndarë me ta rrugëtimin që ajo ka ndjekur nga letersia drejt ngritjes në profesion si gazetare. Kurioziteti i studentëve ishte të kuptonin sesi znj. Myftari ka ndarë, por edhe gërshetuar këto dy pasione, dhe sesa ka qënë letërsia ndihmesë në rrugën e mëtejshme që ka ndjekur. Po ashtu, pyetjet e studentëve u orientuan dhe drejt shijeve dhe sugjerimeve që ajo kishte mbi letersinë, autorët shqiptarë dhe të huaj, dhe pyetje mbi tituj dhe autorë konkret për tu lexuar. Një moment në të cilin studentët ndaluan ishte kurioziteti i tyre mbi jetën dhe aktivitet letrare të qytetit,e po ashtu të revistave retrare që botohen në Shqipëri. Znj. Myftari u tregua e gatshme që të jëtë bashkëpunuese me studentët e Klubit të Librit nëse do vinte si kërkesë prej tyre.
Nëse e gjen veten në klubin e librit, bëhu pjesë.
Bota e librit është e magjishme, le ta ndajmë më njëri-tjetrin!
Për tu bërë pjesë e klubeve klikoni mbi linkun https://forms.gle/TQC5TqzVRbkUf9MF7 ose kontaktoni Dekanen e Studentëve në [email protected]
