
Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të asistonim në universitetin “Barleti”, të prezantimit online që zhvilloi Dr. Ark. Erblin Berisha, aktualisht i angazhuar në Politeknikun e Torinos si kërkues shkencor në fushën e planifikimit hapësinor.
Ark. Berisha referoi dje mbi rëndësinë e planifikimit hapësinor shumëplanësh duke nisur nga situata aktuale globale për të mbërritur deri në kontestin e vendit tonë. Rëndësinë e kësaj qasje, arkitekti e theksoi edhe në përshkrimin e dokumentateve të rëndësishëm në nivel global si #UNUrbanAgenda2030 dhe #SustainableDevelopmentGoals të OKB-së dhe të #BashkimitEvropian si #EUTerritorialAgenda2030, Karta e Lajpcigut 2030 si dhe direktivave më të rëndësishme në kuadër të planifikimit hapësinor, shumëplanësh dhe të qëndrueshëm.
Pjesë shumë e rëndësishme e prezantimit ishte edhe trajtimi i sfidave të planifikimit hapësinor në vendin tonë ku Ark. Berisha theksoi rëndësinë e një vizioni të përbashkët midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë Shqipëria për përballimin e sfidave të planifikimit hapësinor.
Mesazhi i tij final ishte: “Sfidat e planifikimit hapësinor shumëplanësh kërkojnë vizion të përbashkët dhe koezion midis shumë aktorëve, si dhe vullnetin e nevojshëm që objektivat mos të mbesin thjesht në letër...”
Eventi u organizua nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe IndustriveKreative. Ishte kënaqësi për studentët e Arkitekturës në #UniBa si dhe kolegët që nuk munguan në këtë event.
#ArchiBarleti #Architecture #UniBa #TeamUniBa #Tirane
