
Ekipi i Universitetit Barleti ka mbyllur sot fazën kualifikuese në grupe, duke kaluar në fazën finale të Kampionatit Kombëtar të Universiteteve Shqiptare të organizuar nga FSHSU.
"Për mua si eksperiencë e parë në drejtim të këtyre vajzave studente është një organizim shume pozitiv në drejtim të gjallërimit të jetës studentore.
Falenderoj studentët për angazhimin, pjesmarrjen dhe rezultatet e arritura deri tani, Klubin e Sportit në Barlet që na ndjek dhe përkrah gjithmonë si dhe drejtuesit DEFS dhe të Shoqatës Barleti që ma besuan mua këtë detyrë.
Ne do jemi një nga skuadrat që do synojme trofeun" - u shpreh traineri dhe pedagogu Altin Gorenxa.
