Forumi GAL (Governance & Low) në Universitetin “Barleti” zhvilloi takimin e rradhës me Ministrin e Brendshëm zotin Bledar Ҫuçi. Gjatë këtij takimi Ministri shpalosi sfidat e tij dhe institucionit që ai drejton, në shërbim të publikut. Z. Ҫuçi e vuri theksin në dy momente që i konsideron sfida për mirqeverisjen e institucionit: digjitalizimin dhe investimet në teknologji, (si nevojë jetike për modernizimin e sigurisë në vend) dhe Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, si njësi civile e cila do të funksionojë sipas modeleve europiane. Gjatë takimit u vu theksi në nevojën e një bashkrendimi sa më të frytshëm mes organeve qeverisëse dhe botës akademike, me synim arritjen e një mirëqeverisje dhe rritjen e zbatueshmërisë së ligjit!
Interesi i auditorit ishte i lartë, vecanërisht i studentëve. Pyetjet dhe bashkëbisedimi treguan një “Agorë” të vërtetë që i shërben jo vetëm njohjes së studentëve me sfidat e qeverisjes, por dhe nevojën për angazhim reciprok për ta mbajtur gjallë bashkëqeverisjen.
Ky Forum është organizim special i përmuajshëm që Forumi Gal zhvillon me autoritetet më të larta të shtetit .