Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional zhvilloi sot më datë 25 Janar 2022, ora 12:00 takimin konsultativ me Zyrën “EDUSA” në Universitetin “Barleti”. Takimi shërbeu për të shkëmbyer ide dhe praktika të mira të formimit të mësuesve në universtitet amerikane. Përvoja e krijuar nga ky Departament në programin e studimit master që zbaton, por dhe në programet e reja, master në mësuesi, që ka aplikuar për licensim, janë të mbështetura tek kurrikulat e universiteteve amerikane. Një shembull është Programi Master për Arsimin Special për mësues që kujdesen dhe zhvillojnë fëmijë me aftësi të kufizuar. Takimi sherbeu si mundësi e mirë për të trajtuar dhe për të reflektuar rreth përvojave më të mira, bashkëkohore në këtë fushë.