Ditën e premte u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të Qeverisë Studentore.
Kandidatët për kryetar ishin studentët:
1. Arishela Abdi, programi i studimit "Drejtësi", viti 2
2. Blenard Xhaferraj, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte", viti 2
3. Jurgen Spaho, programi i studimit "Informatikë e Aplikuar", viti 2
Me shumicë votash, u përzgjodh Jurgen Spaho, student i programit të studimit “Informatikë e Aplikuar”
“Falenderoj të gjithë Barletasit që ditën e sotme më mbështetën me anë të votës. Zgjedhjet sot dëshmuan më së miri që ne të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha. Mendoj se ka ardhur koha për të sjellë një frymë të re të mbushur me aktivitete. Unë nuk do të mundem kurrë ta ndërrmarr i vetëm këtë nismë, sepse fuqia ime jeni ju. Çdo hap që do të ndërmarr do të jetë hapi juaj dhe hapi i të gjithëve ne së bashku. Përgjegjësitë që më janë ngarkuar do i mbart me nder dhe dinjitet, sidomos duke e ditur se me gjithë mbështetjen tuaj do të arrijmë qëllimet dhe objektivat tona “- shprehet Jurgeni