Për 7 vjet Junior Achievement of Albania në partneritet me kompanitë më në zë në vend, ku një prej tyre ishte edhe Universiteti Barleti.
Eventi i ka dhënë mundësinë nxënësve më të spikatur të jenë ‘Lider për një ditë’ duke shoqëruar CEO, ambasadorë, kryetarë bashkie, menaxherë të lartë, donatore ndërkombëtare etj, për një dite pune, krah për krah, për të parë nga afër intensitetin dhe përgjegjësinë e ditës së një lideri, për të frymëzuar e mirëpritur të rinjtë në botën sfiduese të punës dhe sipermarrjes!
Deri në takimin tjetër me ‘Liderët për një ditë’, Universiteti Barleti si Universiteti Sipërmarrës shpreh mirënjohjen për mirëpritjen dhe mbështetjen e gjithë institucioneve në edukimin e brezave të rinj të sipërmarrësve e liderëve shqiptarë!