Një ditë e veçantë sot për Barleti Volley.
Njerëzore në këto ditë është të jesh pranë njerëzve në nevojë dhe ne zgjodhëm të jemi pranë vajzave të vogla të shtëpisë së fëmijës "Zyber Halluni" dhe të dhurojmë diçka për to.
Emocione të mëdha provuam të gjithë së bashku dhe po sot vendosëm që nuk do jemi vetëm një ditë në vit pranë këtyre vajzave, por vazhdimisht për ti bërë që të ndjehen edhe nëpërmjet sportit pjesë e shoqërisë.- shprehet trainieri Artan Pogoni.
Një bravo e madhe vajzave të Barleti Volley dhe trainerit-pedagogut të "Universiteti Barleti" Artan Pogoni për këtë iniciativë.
Edhe në këto ngjarje Barleti kampion.