Studentët e programit Dizajn Interieri dhe Produkti në Universitetin Barleti prezantuan temat e tyre të diplomës, duke sjellë projekte inovative me fokus në dizajnin e interierit, dizajnin e produktit dhe qasje të integruara që ndërthurin të dyja fushat.
Prezantimet u zhvilluan përpara jurisë vlerësuese dhe udhëheqësve akademikë, të cilët vlerësuan procesin krijues, hulumtimin, argumentimin profesional dhe identitetin estetik të secilit projekt.
Ky moment përfaqëson një etapë të rëndësishme në rrugëtimin akademik të studentëve, duke dëshmuar përkushtimin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre për të zhvilluar zgjidhje bashkëkohore në fushën e dizajnit. Projektet e prezantuara pasqyrojnë njohuritë dhe kompetencat e fituara gjatë studimeve, si dhe gatishmërinë e studentëve për të kontribuar në praktikën profesionale të dizajnit të interierit dhe produktit.
