Studentët e programit Master Profesional në "Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore" zhvilluan me sukses prezantimin e temave të diplomës, duke shënuar një etapë të rëndësishme në përfundimin e studimeve të tyre dhe konsolidimin e kompetencave profesionale në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.
Temat e prezantuara pasqyruan njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë programit, si dhe aftësinë e studentëve për të analizuar dhe ofruar zgjidhje për sfidat bashkëkohore në menaxhimin e kapitalit njerëzor, zhvillimin organizativ dhe udhëheqjen efektive.
Departamenti përgëzon të gjithë studentët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij procesi, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Universiteti Barleti ndihet krenar për arritjet e tyre dhe u uron një karrierë të suksesshme.
