Studentët e programit të Arkitekturës prezantuan me sukses temat e tyre të diplomës, duke shfaqur njohuritë, aftësitë dhe kreativitetin e zhvilluar përgjatë studimeve universitare.
Projektet e prezantuara trajtuan koncepte dhe zgjidhje bashkëkohore në fushën e arkitekturës dhe projektimit, duke reflektuar një qasje inovative ndaj organizimit të hapësirës, funksionalitetit, estetikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky proces përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin akademik të studentëve, duke vënë në pah përgatitjen e tyre për t'u përballur me sfidat e profesionit dhe për të kontribuar në zhvillimin e arkitekturës dhe mjedisit të ndërtuar.
Universiteti Barleti përgëzon të gjithë studentët për përkushtimin dhe punën e tyre, duke u uruar suksese në rrugëtimin e mëtejshëm profesional.
