
Studentët e Klubit të Artit dhe Kulturës realizuan filmin me metrazh të shkurtër “Surpriza”.
Ky produksion i Barletasve është pjesë e Festivalit të Filmit “Tirana 48 hour film 2021”, një projekt kulturor ndërkombëtar që organizohet në më shumë se 220 qytete të botës. Sipas shorteut të hedhur nga organizatorët, Barletasit duhet të realizonin një film maksimumi 8 minuta brenda 48 orëve, të zhanrit “Romantik”, me personazh një polic me emrin Ilir Basha, me shprehjen “A do ja dalim?” dhe si objekt duhet të ishte një dezifektant duarsh. Barletasit ja dolën mbanë duke e realizuar filmin brenda 4 orëve.
Filmi u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit me praninë e Ministres së Kulturës, ku u vlerësuan nga shumë personalitete nga fusha e Artit dhe e Kulturës.
Gjithashtu, filmi u mirëprit nga stafi dhe studentët e tjerë të pranishëm gjatë shfaqjes së filmit në ambientet e Forum Theatër.
Skenari: Ardit Muhaxhiri
Regjia: Kevin Dervishi
Kamera: Dean Tafaj, Ardit Muhaxhiri
Aktorë: Ester Alushi, Orel Gorçe, Stela Muslia
Montazhi: Ardit Muhaxhiri
Muzika: Mario Zhezha
Operator Zëri: Edlir Meta
Ass.Produksioni: Valmir Cani
Producentë: Romilda Bahollari, Denis Ndoci
Producent ekzekutiv: Roel Dervishi
Kostumograf/skenograf: Dejvi Tafaj
