
Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara rreth 75 vite më parë dhe festohet çdo vit më 10 Dhjetor.
Për Departamentin e Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit dhe Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit kjo datë nuk kremtohet vetëm më 10 dhjetor, por është njëherazi pjesë e kurrikulës dhe e punës studimore së këtyre departamenteve.
Këtë vit, ky përvjetor i të drejtave të njeriut, mori një peshë të veçantë me vizitën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda.
Të dy Departamentet, nën kujdesin e pedagoges Eurona Leka, zhvilluan sot, më datë 10 Dhjetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, KMD, një tryezë bashkëbisedimi me pjesëmarrjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda, pedagogëve dhe studentëve të Universitetit Barleti.
Gjatë fjalës së tij Z. Gajda theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave të njeriut, për të gjithë mbi bazën e parimit të barazisë si edhe të mosdiskriminit. Me shembuj ilustrues nga veprimtaria e Komisionit, Z. Gajda mundësoi një bisedë interaktive me studentët dhe pedagogët.
