Klubi i Sipërmarrësit Barletas në bashkëpunim me zyrën “Alumni dhe Karriera” , do i’u mundësojnë sipërmarrësve të rinj Barletas takime periodike me sipërmarrës Alumni, menaxherë të bizneseve të ndryshme si edhe të diplomuar të tjerë të suksesshëm në treg, për të ndarë me Barletasit njohuritë e tyre, eksperiencat si edhe për t’ i frymëzuar ata drejt rrugëtimit të sipërmarrjes.
Nisur nga kjo, takimi i parë, u mbajt më datë 16 dhjetor, ora 09.00 – 10.00 me ALUMNI e suksesshëm znj. Gladiola Dona, Themeluese e Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit.
Takimi ishte informal dhe u zhvillua tek ETNO Bar&Restaurant, për ta bërë më të lehtë thyerjen e akullit të diskutimit, për të krijuar më shumë network ndërmjet alumnit dhe studentëve aktual të klubit të sipërmarrjes.
Takimi pati shumë interaktivitet, pyetje të shumta drejtuar sipërmarrëses znj. Dona. Studentët donin të dinin më teper lidhur me ecurinë e biznesve të saj, themelimin, vështirësitë dhe arritjet.
Diskutimi shërbeu për t’i fryëzmuar, këshilluar dhe nxitur studentët në iniciativat e tyre drejt sipërmarrjes.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!