
Në kuadër të 5 Dhjetorit, Ditës Botërore të Vullnetarizmit, studentët e Klubit të Vullnetarëve Barletas në bashkëpunim me Qendrën Youth Act dhe Zyrën e Alumnit ndihmuan familje në nevojë me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje.
Ky organizim aktivizoi studentët barletas, alumni, stafin për grumbullimin e sa më shumë rrobave, ushqimeve, librave dhe lodrave për fëmijët duke ju ardhur në ndihmë 4 familjeve në nevojë të identifikuar nga studentët.
Aktiviteti kishte si synim ndërgjegjësimin e të gjithë studentëve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”
Misioni vazhdon!!
