Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit dhe Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, më datë 6 dhjetor, ora 10:00, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit për eleminimin e dhunës me bazë gjinore #16daysofactivism mbështetën seminarin "Gjuha e urrejtjes racore, një kërcënim për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, të organizuar nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA).
Ky seminar do të pasohet me aktivitete të tjera ndërgjegjësuese për të kulmuar më datë 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.