Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, në kuadër të projektit REEHUB Plus me mbështetjen e "Universitetit Barleti" dhe BRIDGE organizon "Forumin e Inovacionit të Hapur të Qytetit Smart" më 10 Dhjetor 2021, ora 9:00 - 17:10.
Projekti REEHUB PLUS synon të forcojë rolin e qendrave të efiçiencës së energjisë si një "agora" ku politikëbërësit lokalë në zonën ku zhvillohet programi (Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi) mund të kenë një dialog të hapur me qytetarët, industritë, projektuesit dhe SME-të e gjelbra për zbatimin e planeve vendore/lokale të energjisë. Në veçanti, projekti konsolidon rezultatet e projektit REEHUB, i cili krijoi një rrjet qendrash, duke mundësuar trajnimin e menaxherëve të ndërtesave për masat e efiçiencës së energjisë.
Forumi "Smart City Open Innovation" synon të promovojë aplikimin e RES dhe RUE në sektorët publikë dhe privatë si dhe të ndajë idetë, njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira mes studiuesve, profesionistëve, palëve të interesuara, autoriteteve kombëtare dhe lokale për përdorimin efikas të energjisë.
Forumi integron universitetin / sektorin e projekteve / qeverinë, për të kontribuar për inovacionin e hapur të qytetit të zgjuar.
***
Barleti Institute for Research and Development in the framework of REEHUB Plus project with the support of "Barleti University" and BRIDGE organizes "The Smart City Open Innovation Forum" on 10th of December 2021.
REEHUB PLUS project aims to strengthen the role of energy efficiency hubs as an “agora” where local policymakers in the program area (Italy, Albania, and Montenegro) can have an open dialogue with citizens, industries, designers, and green SMEs for the implementation of local energy plans. In particular, the project consolidates the results of the REEHUB project, which created a network of hubs, enabling the training of building managers on energy-efficiency measures.
Smart City Open Innovation forum aims at promoting the application of RES and RUE in public and private sectors as well as to share ideas, knowledge, experiences and best practices among researchers, professionals, stakeholders, national and local authorities for the efficient use of energy. The forum combines the university /projects sector /government to contribute for smart city open innovation.