Sot, më datë 25 nëntor 2021, u zhvillua në ambientet e Universitetit Barleti takimi i dytë i Forumit GAL, iniciativë e Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit dhe Departamentit të Drejtësisë.
I ftuar nderi në këtë takim ishte Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer-Stiftung, në Tiranë, Dr. Tobias Ruthershoff.
Në këtë takim të Forumit GAL, Dr. Ruthershoff diskutoi me pedagogët edhe studentët e Universitetit Barleti mbi rolin dhe funksionin e Fondacionit Konrad Adenauer-Stiftung në vendin tonë.
Më pas forumi vijoi më një sesion të posaçëm dedikuar plotësisht pyetjeve të pjesëmarrësëve dhe diskutimit të hapur.