Zyra “Alumni dhe Karriera” dhe “Klubi i Karrierës” në bashkëpunim me Sitel sh.p.k dhe Modis, një firmë konsulence ndërkombëtare në fushat e ICT dhe Inxhinierisë, ofruan mundësi trajnimi dhe punësimi përmes pjesëmarrjes në Full-Time Academy, për studentët dhe të diplomuarit Barletas.
Nisur nga kjo më datë 25.11.2021, ora 12.00, në Forum Theatre, u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Sitel sh.p.k dhe Modis, për të prezantuar planin e akademisë që ju propozua studentëve dhe alumnaive të Universitetit Barleti.
Objektivi i këtyre “Academy” është t'i ofrojë çdo pjesëmarrësi mundësinë që të jetë në gjendje të marrë pjesë në kurse të caktuara prej rreth 6 javësh të bazuara në teknologji inovative dhe klasa homogjene me qëllim që në fund të kenë një certifikim dhe një mundësi punësimi në një nga kompanitë e grupit botëror, duke patur mundësi punësimi për të ardhmen në Evropë, Azi apo Amerikë për studentët më të aftë.
I urojmë suksese çdo Barletasi që aplikoi!