Alumni-t dhe Barletasit, me iniciativën e tyre dhe bashkëpunimin me zyrën e “Alumnit dhe Karrierës’ dhe “Klubin e Vullnetarëve Barletas”, organizuan “Alumni & Barletas Charity 2021”, datë 19.11.2021, në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve datë 20.11.2021.
Ne e kemi kthyer në traditë, ndihmën që të diplomuarit dhe stundëtët aktualë të Universitetit Barleti, duan t’i ofrojnë komunitetit, familjeve në nevojë ekonomike sepse besojmë se përpos dijeve në auditore, ne duhet të promovojmë ndihmën, kujdesin, të “bërit mirë”, për këdo që ka nevojë.
Nisur nga kjo në bashkëpunim me Alumnin Msc. Valentina Telhaj dhe Administratoren e Njësisë bashkiake nr. 7 znj. Alketa Çobo, kemi bërë verifikimet për familjet në nevojë, duke zhvilluar një aktivitet me interpretim poezish nga Alumnit dhe Barletasit dhe matrurantë të gjimnazit “Arben Broci” Tiranë.
Your greatness is not what you have, it’s what you give!