Universiteti Barleti në bashkëpunim me Travel Magazine organizon një leksion të hapur me tematikë “ Komunikimi dhe rëndësia e tij në marketingun e turizmit të së ardhmes”. Në datë 26 Nëntor 2021, leksioni do të zhvillohet nga MSc. Floresha Baba, eksperte e komunikimit dhe promocionit në destinacionet turistike, sektorin e mikpritjes, industrinë e ushqimit dhe shërbimet e tjera të turizmit. Leksioni është i destinuar për profesionistë të turizmit, partnerë, pedagogë, studentë të Universitetit Barleti.
Kohëzgjatja e ligjëratës – 45 min.
Temat e leksionit:
- Eksperienca në Revistën Travel dhe roli që zë në promovimin e turizmit në rajon?
- Çfarë rëndësie ka komunikimi në turizëm dhe kush janë sfidat? Çfarë duhet të bëjnë kompanitë tani në post- pandemi?
- Cilët do të jenë klientët, shërbimet dhe produktet e të ardhmes që parashikohen të nxiten nga promocioni? Çfarë aftësish profesionale kërkon promocioni i të ardhmes?
MSc. Floresha Baba
- Themeluese dhe drejtuese e Blue Agency dhe botimeve turistike “Blue Editions”
- Drejtore ekzekutive e Travel Magazine, revistës së vetme turistike që mbulon me aktivitet të gjitha rajonet shqiptare në Ballkan, qysh prej krijimit të saj, më 2011.
Duke besuar se është një interes i përbashkët dhe ligjërata të tilla të hapura do të bëhen një formë tjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekspertize mes akademisë, sektorit privat e publik me interesin për të kontribuar në industrinë e turizmit në vend, jeni të ftuar të merrni pjesë në leksionin e hapur më datë 26 Nëntor 2021, Ora: 10.00-10.45, Salla Amfiteatri