Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të "Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit", si dhe "Akademisë së Mirëqënies, Shëndetit dhe Sportit" - "Universiteti Barleti", patëm kënaqësi të merrnim pjesë në aktivitetin e organizuar nga Aksion Plus, në bashkëpunim me Bashkia Tiranë, Teen Challange Albania- Qendër Rehabilitimi, prindër dhe përfitues të shërbimeve që Aksion Plus ofron në kuadër të zbatimit të projektit "Shërbime efektive për individët përdorues të drogave".
Ky aktivitet synoi të informojë rreth shërbimeve që Qendra Aksion Plus ofron, problematikat dhe nevojat nga vetë përfituesit gjatë implementimit të projektit me synimin e vazhdimësisë e ofrimit të këtyre shërbimeve nisur nga nevojat e mëdha të këtyre grupeve vulnerabël.