
Klubi Books & Tech i mentoruar nga PhD. Olta Murataj dhe MP. Ing. Amir Esmaeilakhtar organizuan një vizitë tek Panairi i Librit, eventi më i madh i librit në Shqipëri.
Studentët vizituan me kërshëri stendat e të gjitha shtëpive botuese duke shfletuar e komentuar libra të ndryshëm. Në stendën e “Botimeve Dudaj” ishte rastësi e bukur takimi me drejtuesen e kësaj shtëpie botuese Arlinda Dudaj.
Klubi i librit do vijojë takimet në vazhdimësi rreth librave dhe me individë që janë pjesë e botës magjike të letërsisë.
Për tu bërë pjesë e klubeve klikoni mbi linkun https://forms.gle/TQC5TqzVRbkUf9MF7 ose kontaktoni Dekanen e Studentëve në [email protected]
