
Njoftohen të gjithë të diplomuarit e Universitetit Barleti dhe studentët aktualë në programin Informatikë e Aplikuar, se më datë 25.11.2021, ora 12.00, në Forum Theater, do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e Sitel sh.p.k dhe Modis (një firmë konsulence ndërkombëtare në fushat e ICT dhe Inxhinierisë), për të prezantuar planin e akademisë që u propozohet pjesëmarrësve.
Objektivi i këtyre “Academy” është t'i ofrojë çdo pjesëmarrësi mundësinë që të jetë në gjendje të marrë pjesë në kurse të caktuara prej rreth 6 javësh të bazuara në teknologji inovative dhe klasa homogjene me qëllim që në fund të kenë një certifikim dhe një mundësi punësimi në një nga kompanitë e grupit botëror, duke hapur mundësi punësimi për të ardhmen në Evropë, Azi apo Amerikë për studentët më të aftë.
Duke ju mirëpritur,
Lutem konfirmoni prezencën dhe kontaktoni për cdo pyetje tek:
[email protected]
