Ditën e martë, 16 nëntor 2021, çeli siparin Forumi Barleti GAL.Ky forum është iniciativë e dy departamenteve: Departamenti i Qeverisjes, Shkencave politike dhe Komunikimit, dhe Departamenti i Shkencave Juridike. Qëllimi i krijmit të këtij është krijimi i një klime bashkpunuese në formën e një Agore të një bashkëbisedim të përmuajshëm mes studentëve stafit akademik të Universitetit Barleti me krerët më të lartë të institucioneve shtetërore të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe me institucionet e Drejtësisë. për problematikat e mirëqeverisjes dhe demokracisë. Takimi i parë ishte me kreun e KLP z. Gent Ibrahimi, i cili në një komunikim brilant me studentët dhe pedagogët parashtroi çështjet më thelbësore të reformës në drejtësi. Interesi ishte tepër i lartë nga ana e studentëve dhe pedagogëve.Bashkëbisedimi, me pyetje, kuriozitete dhe problematika e bëri këtë takim jo vetëm mbreslënës, por edhe të frytshëm. Z. Ibrahimi, me seriozitetin dhe thellësinë e qasjes së tij, shënoi një hapje të shkëlqyer të Forumit Barleti GAL.