
Vizitë në ambientet e qendrës komunitare.
Në kuadrin e orëve të praktikës profesionale, studentët e degës së punës sociale ishin sot në një vizitë në ambjentet e qendrës komunitare ”Qëndrojmë së bashku” pjesë e rrjetit të qendrave komunitare të Bashkisë Tiranë.
Studentët do të angazhohen në praktikë profesionale dhe punë vullnetare gjatë gjithë vitit akademik, duke fuqizuar aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale.
Përgjegjësja e qendrës i njohu studentët me shërbimet që ofrohen, grupet në fokus të qendrës dhe mundësitë për studentët për zhvillimin e tyre profesional.
