
Klubi i Artit dhe Kulturës dhe Klubi i Arkitektit Barletas në bashkëpunim me organizatën Harabel organizuan një takim me artistin Robert Aliaj dhe Znj. Arjola Xoxa, themeluese e organizatës Harabel.
Takimi konsistoi në prezantimin e Festivalit të Filmit “Tirana 48 hour 2021”, një projekt kulturor nërkombëtar që organizohet në më shumë se 220 qytete të botës. Fokusi i tij përqëndrohet tek filmi me metrazh të shkurtër i cili i ofron mundësinë kineastëve dhe amatorëve të rinj të filmit të shfaqin aftësitë e tyre në fushën e kinematografisë.
Çmimi i parë do të bëhet pjesë e festivalit final ndërkombëtar të 48 Hour Film Projekt, Filmapalooza, fituesi i të cilit do të jetë në listen e filmave me metrazh të shkurtër në Kanë, Francë (Cannes).
Studentët e interesuar për tu bërë pjesë e projektit, kontaktojnë Dekanen e Studentëve në [email protected]
Ose klikoni këtu për të shkuar direkt në faqen zyrtare të regjistrimeve: https://www.48hourfilm.com/tirana-al
Regjistimet mbyllen më datë: 25 Nëntor 2021
