Instituti Shqiptar për Çështje Publike (AIPA) dhe Universiteti Barleti (UniBa) vijojnë traditën e takimeve me Ambasadorë dhe përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare në Shqipëri, në kuadër të Platformës ARIO.
Prandaj, ditën e Enjte, datë 28 Tetor 2021, ora 11:00, në mjediset e Universitetit Barleti u zhvillua takimi i rradhës, me të ftuar nderi Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, Shkëlqësinë e Saj Znj. Elsa Håstad.
Përgjatë këtij takimi, Ambasadorja Håstad diskutoi lidhur me rolin dhe kontributin e Suedisë në Arenën Ndërkombëtare në fusha të ndryshme, si fusha e politikës, diplomacisë, artit, kulturës, muzikës, etj. Gjithashtu, ajo theksoi se Suedia alokon çdo vit 1% të GDP për bashkëpunimin për zhvillim, me qëllim ofrimin e ndihmës për vendet e Ballkanit Perendimor dhe jo vetëm, përmes projekteve të cilat synojnë zhvillimin e demokracisë, ekonomisë, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, etj. Ambasadorja Håstad, ndër të tjera u shpreh se Suedia ka interes të veçantë për Shqipërinë si dhe do ta mbështesë plotësisht vendin tone në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian. Përgjatë këtyre viteve, Suedia ka investuar në Shqipëri në tre drejtime kryesore: 1- Mbledhjen dhe përpunimin e statistikave; 2- Sistemin e taksave; 3- Kadastrën.
Për më shumë lexoni në linkun : https://umb.edu.al/upload/pdf/Platforma-ARIO-Njoftim-per-shtyp-Alb.pdf
English: https://umb.edu.al/upload/pdf/Platforma-ARIO-Njoftim-per-shtyp-Eng.pdf